Apartament luksoz me qera ne zonen e ish Bllokut. I mobiluar me stil vintage apartamenti eshte i shtruar me parket druri dhe tavane te varur , i organizuar ne kater dhoma gjumi te miresistemuara, ka garderobe, kuzhine me vete te paisur me te gjitha elektroshtepiaket e nevojshme, tre tualete ku njeri nga tualetet eshte i paisur me vaske dhe dy ballkone qe pershkojne zere se te gjithe hapsiren e shtepise te ofrojne nje pamje te gjere dhe clodhese te kryeqytetit. Duke qendruar keshtu tek ballkoni i bollshem dhe i sistemuar me tavoline ndenjeje qe eshte vendi ideal per nje kafe clodhese te masdites. Apartamenti ka nje sistem ndricimi shume te mire ne cdo hapsire por edhe nje ndricim natyral qe mundesohet nga dritaret e medha qe ndodhen ne dhomat kryesore.
Zona ku ndodhet apartamenti eshte nje nga zonat me te frekuentuara dhe te zhvilluara te kryeqytetit dhe te lejon te kesh akses dhe mjaft lehtesira me zonat e tjera. Ka prane stadiumin Air Albania, liqenin artificial dhe sheshe te tjere kryesore qe ndodhen prane apartamentit.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.