Godina eshte ne nje nga zonat me te mira te kryeqytetit, shume e gjalle duke ofruar cdo sherbim te nevojshem per nje jetes te rehatshme dhe ne standarte te larta. Kjo godine eshte konceptuar si nje ndertim modern me 5, 8, 10 dhe 11 kate, ku si funksion kryesor i saj eshte banimi por gjithashtu ofron ambjente per sherbime, zyra dhe dyqane. Ne funksion te sherbimeve te mesiperme jane projektuar edhe 2 kate parkimi nentokesor. Godina do te kete te gjithe infrastrukturen e nevojshme per personat me aftesi te kufizuar, ndricim, hapesira pushimi, dhe siperfaqe te perbashketa per nje jete komunitare te rehatshme. Fasada do te jete e ventiluar plotesisht, dritaret e vetratat e jane te stilit Francez, shtepi e fresket ne vere dhe e ngrohte ne dimer. Dritaret plastike me dopjo xham termik, ku si izolues eshte perdorur gaz argon dhe grila sipas projektit, gjithashtu dhe per dyert e jashtme te apartamenteve eshte perdorur leshi i gurit per izolim me te mire termik e akustik. Hapesirat teknike jane te pozicionuara dhe mire-organizara ne katet nentokesor duke siguruar dhe aksesin per mirembajtjen e tyre, ka sistem anti-zjarr me depozita rezerve dhe hidrante per cdo emergjence te mundshme. Godina eshte e pajisur me gjenerator rezerve per funksionimin e ashensorit dhe ndricimit ne rast te nderprerjes se energjise elektrike.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.