Ne qender te Tiranes, vetem 3 minuta larg Sheshit Skenderbej, ne nje ndertim te ri dhe modern, ndertuar me cilesi te larte ndertimi, me termoizolim, me fasade te ventiluar, i orientuar nga Lindja, apartamenti konsiston ne nje ambjent ndenjeje se bashku me guzhinen ku aksesohet dhe ballkoni, ka nje korridor ku lidhen nje banjo dite dhe dy dhoma gjumi, dhoma matrimoniale ka banjon brenda e cila eshte me dritare. Apartamenti ofrohet ne shitje i mobiluar ashtu sic eshte ne gjendjen aktuale, ku cdo mobilje eshte prej druri, me nje guzhine druri e cila eshte pajisur me pajisje te markes Smeg te serise Vintage, eshte i gjithi i shtruar me parket druri dhe muret jane te veshura me dru me punim dekorativ deri ne lartesine 80 cm, dritaret jane plastike me dopioxham dhe me grila elektrike me komandim ne distance, dyert jane druri me punim e stilizim dekorativ, me ndricues te importuar nga Italia te cilet jane te lare me flori dhe te dekoruar me gure Swarovski, banjot jane punuar me pllaka dhe pajisjet te importuar nga Italia, ka sistem qendror me chiller me uje per ngrohje dhe ftohje te markes Vaillant i cili ngroh dhe nga dyshemeja, pallati ka sherbim roje/administrim dhe CCTV 24/24, mundesi per vend parkimi ne garazh me pagese ekstra.
Ky apartament eshte nje mundesi e shkelqyer edhe si investim per ta dhene me qira, duke qene i kuruar me kujdes deri ne detaje, eshte i mobiluar dhe sepse zona ku ndodhet eshte mjaft e preferuar.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.