APARTAMENT LUKSOZ 2+1 NE SHITJE TEK KOPSHTI BOTANIK, SELITE
Apartamenti ndodhet ne nje ndertim te ri modern dhe me punime jashtezakonisht te mira duke numeruar keshtu fasaden e ventiluar, termoizolimin dhe orientimin e favorshem qe ka.
Ai eshte i gjithi i shtruar me parket druri dhe muret jane te dekoruara me dru masiv me punime dekorative, dritaret jane plastike me dopioxham, cdo ambjet eshte i ndricuar me sistem ndricues, banjot jane te punuara me pllaka mermeri, me marka te hidrosanitareve dhe elektroshtepiakeve me te mira ne treg, me sistem qendror me chiller me uje per ngrohje dhe ftohje.
Konsiston ne nje ambjent ndenje, ambjent gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe nje ballkon. Dhoma matrimoniale ka garderobe dhe tualet brenda. Ne ambjentin e ndenjes e gjithe pjesa e tavanit eshte me pasqyre dhe te krijon idene e nje ambjenti te dyfishte qe te ben te luash me imagjinaten.
Apartamenti gjithashtu ka edhe vend parkimin ne garazh se bashku me nje minipalester.
Duke qene i kuruar ne detaje dhe ne nje zone qe eshte me e preferuara per apartamente ne Tirane ku ka prane edhe pika te tjera kryesore te kryeqytetit si kopshti zoologjik, liqeni artificial, qendra tregtare TEG etj. ky apartament eshte nje mundesi shume e mire per investim.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.