PENTHOUSE 3+1 PER SHITJE NE KOMPLEKS REZIDENCIAL PRANE LIQENIT TE THATE
Apartamenti i ofruar per shitje eshte i vendosur ne nje kompleks rezidencial te vendosur afer liqenit te thate duke ofruar pamje te mrekullueshme natyrore. Ndodhet ne katin e 5 dhe ka nje siperfaqe totale 231. 7 m2. eshte i organizuar ne tre dhoma gjumi, dy tualete, sallon, aneks dhe nje verande qe pershkon te gjithe perimetrin e shtepise. Ne menyre te veçante apartamenti ka karakteristika dhe sherbime te avancuara per te siguruar nje pervoje te kendshme per banimin.
Eshte i pajisur me sistem elektrik te avancuar per efikasitetin energjetik, ka nje sistem hidraulik te punuar mire per sigurine e ujit,Izolimi termik i larte siguron qe apartamenti te mbetet i ngrohte ne dimer dhe fresk ne vere. Ka sistem chiller 3 fazor ngrohje- ftohje per te siguruar nje klime te pershtatshme ne te gjitha ambientet,
Perdorimi i paneleve diellore per ngrohjen e ujit sanitar dhe te dushit eshte nje zgjedhje e qendrueshme dhe ekologjike, nderkaq edhe
siguria eshte prioritet prandaj apartamenti eshte pajisur me nje sistem alarmi dhe kamera per te siguruar sigurine e banoreve.
Ne brendine e tij i gjithe apartamenti eshte i shtruar me parket druri lloji dru lisi per nje ambient te ngrohte dhe te bukur. Mobilimi i apartamentit eshte kryesisht antik duke shtuar nje ndjesi te veçante historike dhe karakter te ambientit , ka gjithashtu edhe oxhak funksional me dru natyral.
Gjithastu ofrohet edhe nje post parkimi me cmim ekstra.
Ky apartament ofron nje kombinim te shkelqyer te komoditetit, elegances dhe teknologjise se avancuar per te plotesuar nevojat dhe preferencat e banoreve te tij.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 3+1 Shitje Tirane,apartament kompleks rezidencial penthouse Shitje Tirane,Kompleks Rezidencial, prane Liqenit te Thate,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.