PENTHOUSE PER SHITJE PRANE RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR
Në një nga zonat më elitare të Tiranës, pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe me pamje mahnitëse drejt stadiumit “Air Albania”, ofrohet për shitje një penthouse unik në katin e 8-të dhe të fundit të një godine të mirëadministruar.
Apartamenti ka një planimetri shumë funksionale dhe elegante. Hyrja të çon drejt një salloni të gjerë e plot dritë, me një verandë të madhe që ofron panoramë të hapur dhe ajër të pastër. Ambienti i gatimit është i ndarë, duke siguruar privatësi dhe komoditet. Ka gjithashtu një tualet shërbimi për ditën.
Zona e fjetjes përfshin tre dhoma gjumi, dy tualete të tjera, një garderobë praktike dhe një depo të dobishme për organizimin e hapësirës. Prona është pjesërisht e rikonstruktuar dhe e pambaruar, çka i jep mundësinë blerësit ta personalizojë sipas shijeve dhe stilit të tij.
Në çmim përfshihen gjithashtu dy garazhe të mbyllura dhe të bollshme, me vlerë individuale prej 50,000 euro secili – një vlerë e shtuar e rëndësishme për jetesën në këtë zonë.
Ky penthouse është një mundësi ideale për ata që kërkojnë luks, qetësi dhe një vendbanim në një nga lagjet më të dëshiruara të kryeqytetit.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 4+1+A Shitje Tirane,Apartament 3+1 Shitje Tirane,apartament zyre Shitje Tirane,Rruga Papa Gjon Pali II, prane Radio Televizionit Shqiptar,apartament zyre penthouse Shitje Tirane,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.