VILE PER QERA PRANE TEG
Ofrohet per qera vile tre kate, ne nje kompleks rezidencial vilash, ne nje nder zonat me te preferuara te Tiranes.
Kjo vile ofron siperfaqe totale ndertimi prej 193 m2 dhe siperfaqe toke 200 m2 e organizuar ne 3 kate si me poshte:
Kati i pare ndahet ne sallon sebashku me kuzhine, tualet dhe verande.
Kati i dyte ofron 2 dhoma gjumi, tualet dhe 2 ballkone.
Kati i trete eshte papafingo, ka nje dhome me hapesire, tualet dhe ballkon.
Vila ofrohet plotesisht e mobiluar me te gjitha pajisjet e nevojshme dhe me nje stil modern.
Ngrohja dhe ftohja kryhet nepermjet sistemit qendror chiller.
Te gjitha dhomat jane te shtruara me parket cilesor dhe dritaret jane dopjo xham te pajisura me grila.
Vila ka nje organizim te mire dhe te gjitha dhomat jane te ndricuara me drite natyrale.
Oborri eshte i mbjelle me peme dhe lule te ndryshme dhe perpara viles keni hapesire per parkimin e dy makinave.
Zona eshte shume e zhvilluar prane saj do gjeni te gjitha sherbimet e nevojshme, ka akses te lehte ne autostraden Tirane-Elbasan dhe nje infrastukture te rregullt.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.