Shitet Vile Elitare ne San Pietro Resort & Residence
Kjo vile prestigjioze ndodhet ne vije te pare me ndertesat e bregdetit ne Gjirin e Lalezit, duke ofruar luks dhe rehati ne nje nga resortet me te kerkuara ne Shqiperi. Vila ka nje siperfaqe te konsiderueshme dhe ofron ambiente te bollshme e moderne, ideale per banim familjar ose pushime luksoze.
Perberja:
• Kati i pare:
Perbehet nga nje sallon i madh me oxhak funksional, me pamje fantastike nga oborri i kuruar dhe pishina private. Salloni lidhet me nje ambient ngrenieje, nje mini-hapesire per femijet, dhe nje kuzhine moderne me ishull per mengjes. Gjithashtu, kati ka nje tualet ne korridor dhe nje dhome gjumi me tualet en suite, me dalje direkte ne veranden perpara viles, prane pishines.
• Kati i dyte:
Permban nje dhome matrimoniale me garderobe gjigante dhe tualet privat me pajisje te nivelit te larte, ku nga vetratat e medha te xhamit shijohet pamja spektakolare e detit. Po ashtu, ka nje dhome gjumi tjeter me tualet en suite dhe dy dhoma te tjera gjumi, te cilat ndajne nje tualet te perbashket ne korridor.
• Kati i trete:
Perfshin nje tarace te mrekullueshme me pamje panoramike nga deti dhe pyjet me pisha perreth, nje ambient perfekt per relaksim dhe shijimin e perendimeve te diellit.
Vila eshte ndertuar dhe mobiluar me materiale dhe pajisje premium, duke perfshire nje sistem qendror chiller. Ndricimi natyral pershkon te gjitha katet permes dritareve te medha dhe shkalleve elegante qe lidhin cdo nivel te viles.
• Oborri:
Hapesira e jashtme eshte e rrethuar nga bime dekorative, peme dhe lule te kuruara me kujdes. Pishina private ndodhet perballe viles dhe ofron nje vend ideal per pushime verore, ndersa nje gazebo me dush dhe tualet eshte e pozicionuar anash oborrit. Gjithashtu, ka mundesi parkimi per 3-4 makina.
Kjo vile e mahnitshme ofron luks dhe qetesi, e pozicionuar ne nje nga zonat me ekskluzive te bregdetit shqiptar.
Tags:
Vile,Vile Shitje,Vile Shitje Durres,vile bregdet kompleks rezidencial turistike Shitje Durres,San Pietro Resort & Residences, Gjiri i Lalezit,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.