Ne nje nga komplekset rezidenciale me te mireadministruara dhe me nje vendndodhje mjaft te mire, ofrohet kjo Vile Per Shitje.
Vile ka tre kate dhe papafingo, kati podrum i viles eshte me disnivel qe do te thote se ne hyrje eshte bodrum dhe nga mbrapa del ne oborr. Vila perbehet nga:
Kati podrum me siperfaqe 153.8 m2 i cili ka: dhome ndenje, dhome loje, dhome sherbimi per depoziten e ujit dhe kaldajen, lavanderi, dhome gjumi, tualet, shkallet.
Kati perdhe me siperfaqe 176 m2 i cili ka: garazhd per nje makine, dhome ndenje, korridor, guzhine, ambjent ngrenie, ambjent ndenje, nje tualet, nje ballkon, shkallet.
Kati pare me siperfaqe 129 m2 i cili ka: tre dhoma gjumi, tre tualete, dy ballkone ku dhoma master ka nje garderobe dhe nje tualet brenda.
Kati dyte me siperfaqe 103 m2 i cili ka: dhome gjumi, dhome ndenje, garderobe me vete, tualet, verande 33 m2.
Vila ka punime dhe rifinitura te mira pasi eshte edhe ndertim i ri, eshte me sistem termoizolimi, ka oxhak funksional, ka te montuar sistemin qendror per ngrohje-ftohje te firmes Daikin, parket druri cilesor, dritaret jane plastike termike dhe grila, oborr i sistemuar dhe i kuruar etj.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.