SUPER VILE PER SHITJE NE NJE KOMPLEKS REZIDENCIAL PRANE TEG
Ne nje koder dominuese e cila ka nje pamje fantastike te lugines se Lundres, ofrohet kjo vile fantastike per shitje.
Prona ka rifinitura shume kualitative dhe nje strukture shume te bukur, eshte mobiluar me stil modern dhe e pajisur me te gjitha elektroshtepiaket te markave me te njohura ne treg. E gjithe vila eshte e shtruar me parket laminat, ka sistem qendror ngrohje dhe ftohje, ka oxhak, panel diellor, furnizim te panderprere me uje dhe energji elektrike.
Vila perbehet nga 4 dhoma gjumi, nje dhome ndenjeje me nje guzhine, tre ballkone, dy veranda, kater banjo, nje depo/lavanteri dhe nje garazh per 2 automjete. Hapsirat e viles jane te bollshme dhe te gjitha te ndricuara edhe me ndricim natyral per shkak te hapjeve te medha te dritareve dhe orientimit te favorshem qe ka.
Oborri eshte i gjelberuar me peme e lule dekorative nderkaq oborri i madh te jep mundesine qe ne ne fundjava te shijosh nje barbeque me miqte.
Prona ndodhet ne nje kompleks rezidencial shume te mire i cili ka sherbim roje 24/24 me sistem CCTV. Lokalizimi eshte perfekt duke patur nje akses shume te mire me hyrjen dhe daljen ne Tirane.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.