SHITET ZYRE NE RRUGEN JORDAN MISJA!
Kjo prone eshte nje mundesi shume e mire per investim.
Ndertesa ndodhet ne veri-perendim te qendres se qytetit te Tiranes. Pozicioni i favorshem i objektit ne afersi te disa prej institucionave te rendesishme ne vend e ben edhe me te kerkuar kete prone. Infrastruktura kryesore e zones eshte e sistemuar dhe ne gjendje te mire. Ambjenti eshte i ndare ne dy kate, kati perdhe eshte me siperfaqe 110 m2 dhe kati i pare eshte me siperfaqe 1600 m2. Ka tre poste parkimi ne katin -1, ashensor individual vetem per zyrat. Njesia e pare eshte e pozicionuar ne katin perdhe te nderteses 16 kat dhe ishte e orientuar ne fasadat veriore dhe jugore te saj. Njesia ishte e organizuar ambientin e pritjes (holli kryesor), korridori, kafazi i ashensoreve, salle, ambient ndihmese dhe dhoma teknike. Njesia e dyte eshte e pozicionuar ne katin e pare teknik te nderteses me orientim ne fasadat veriore, perendimore dhe jugore te nderteses. Njesia eshte e organizuar ne: ambiente zyrash, ambiente ndihmese dhe tualete. Njesia ka nje lartesi te konsiderueshme rreth 4.0 m. Te gjitha seksionet kane rifinitura punimesh cilesore dhe te njejta me njera-tjetren.
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.