APARTAMENT 1+1 ME OBORR NË ZONËN PREMIUM, SAN PIETRO RESORT
Shitet një apartament 1+1 i organizuar me shumë funksionalitet dhe elegancë. Ambienti përbëhet nga një sallon i bollshëm me aneks gatimi, një dhomë gjumi, një tualet me dritare dhe një depo e dedikuar që përdoret si lavanteri. Nga salloni kalohet në verandën kryesore që shikon drejt oborrit të gjelbëruar përpara, ndërsa nga dhoma e gjumit gjendet një oborr i vogël privat nga pjesa e pasme, duke i dhënë pronës më shumë privatësi dhe komoditet.
Mobilimi është i kuruar me stil modern dhe elemente klasike që i japin ngrohtësi hapësirës. Trarët dekorativë prej druri në tavan dhe ndarjet me hark krijojnë një atmosferë të veçantë, ndërsa kuzhina me ngjyrë jeshile të errët dhe detajet prej druri ofrojnë një pamje elegante dhe funksionale. Sallon i ndriçuar, banjo me elemente vintage dhe mobilim retro kombinohen në mënyrë harmonike. Oborri përpara është i rrethuar me gjelbërim natyral dhe pemë pishe që krijojnë hije dhe freski, ndërsa hapësira e pasme e dhomës së gjumit i shton apartamentit ndjesinë e një vile private.
Prona është përdorur me sukses në Booking dhe Airbnb ku është renditur “Guest Favourite”, duke marrë vlerësime maksimale për pastërtinë, arredimin dhe vendndodhjen. Ky historik e bën apartamentin një mundësi të shkëlqyer investimi, pasi ofron potencial të menjëhershëm për të ardhura nga qiradhënia turistike krahas kënaqësisë së përdorimit personal.
Apartamenti ndodhet në Zonën Premium të San Pietro Resort, një nga komplekset më luksoze dhe më të kërkuara në bregdetin shqiptar. Kjo zonë ofron: plazh privat vetëm për rezidentët e Premium Zone, shërbime menaxhimi dhe siguri 24/7, Beach Club, sporte uji, pishina për komunitetin, dyqane dhe restorante të larmishme. Rezidentët përfitojnë gjithashtu një kartë Premium që u ofron ulje dhe shërbime ekskluzive në SPA, restorante, bare dhe evente të ndryshme. Kompleksi garanton gjithashtu komunikim dhe internet modern, si dhe një zonë private pa makina brenda, me parkim të dedikuar jashtë saj, duke ofruar kështu një stil jetese të qetë, ekskluziv dhe plot komoditete.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Durres,apartament bregdet kompleks rezidencial turistike Booking/AirBnB Shitje Durres,San Pietro Residence, Zona Premium, Gjiri i Lalezit,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.