Ekonomia

Shqiperia ka nje rritje te Prodhimit te Brendshem Bruto (GDP) prej 3.4% (2017 est.) ne vit. Investimi i huaj ne Shqiperi per vitin e kaluar e kalon vleren 2.1 bilion USD dhe ku vetem Bashkimi Evropian ne Shqiperi ka investuar me shume se 11 bilion Euro ne infrastrukture dhe reforma.

Sistemi Bankar shqiptar eshte fuqizuar me hyrjen e bankave te mirenjohura si Raiffeisen Bank, Societte General, San Paolo Immi dhe BKT duke ofruar stabilitet e mundesi financimi te pakufizuar.

Sitemi i taksave ne Shqiperi eshte mjaft stimulues per investitoret pasi sipas Ministrise se Ekonomise, Tregtise e Energjitikes eshte ulur tatimi mbi fitimin per kompanite nga 23% ne 20%, ulja barres fiskale per tatimet e sigurimeve Shoqerore me 9% zbritje, ulja e cmimit te energjise elektrike per bizneset me 30%, lehtesimi i procedurave te fillimit te nje biznesi etj. Qeveria Shqiptare ka firmosur marreveshje dypaleshe per nxitjen dhe mbrojtjen reciproke te investimeve ne Republiken e Shqiperise si dhe marreveshje te tregtise se lire me vendet e rajonit.

Sipas legjislacionit ne fuqi kompanite vendase dhe te huaja mund te blejne pa kufizim pasuri te paluajteshme, per ti zhvilluar ato ose per perdorim immobiliar.

Ne Shqiperi jane duke u perfunduar mjaft studime urbanistike kryesisht ne turizem dhe ne infrastrukture pergjate rivieres Shqipetare me pjesmarrjen e mjaft studiove projektuese prestigjoze kombetare dhe nderkombetare.

Pozicioni gjeografik

Shqiperia ndodhet ne jug-perendim te Europes ne gadishullin e Ballkanit duke u kufizuar ne jug me Greqine ne lindje me Maqedonine e Kosoven ne veri me Maline Zi e ne perendim me detin Adriatik e Jon.

Ajo ka nje siperfaqe prej 28 748 kilometra katror nga ku 1 350 kilometra katror jane ujore dhe 27 398 kilometra katror jane toke.

Kryeqyteti i Shqiperise eshte Tirana. Ajo eshte qendra kryesore urbane e Shqiperise me rreth 1 000 000 banore.

Shqiperia ka nje popullsi prej 3,047,987 banore (July 2017 est.) me nje rritje popullsie prej 0.3% ne vit (2017 est.). 

Dita e pavaresise kombetare eshte 28 Nentor 1912.

Shqipëria në Qendër të Vëmendjes për Investim.

Shqipëria ndodhet në jugperëndim të Europës, në gadishullin e Ballkanit duke u kufizuar në jug me Greqinë, në lindje me Maqedoninë e Kosovën, në veri me Malin e Zi e në perëndim me detin Adriatik e Jon. Ajo ka një sipërfaqe prej 28 748 km2 nga ku 1 350 km2 janë ujore dhe 27 398 km2 tokë. Shqipëria ka një popullsi prej rreth 3 544 841 banorë me një rritje popullsie prej 1.06% në vit. Vendi ynë ka një vijë bregdetare prej 362 km përgjatë detit Adriatik e detit Jon. Kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana, e cila është qendra kryesore urbane e vendit, ndërsa qytete të tjera kryesore janë: Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora, Saranda, etj.

Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara, NATO, OSBE, KE, OBT dhe një nga vendet themeluese të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Europian më 28 prill,2009.

Sistemi Bankar shqiptar është fuqizuar me hyrjen e bankave të mirënjohura si Raiffeisen Bank, Societte General, Intesa San Paolo duke ofruar stabilitet e mundësi financimi në forma kreditimi të pakufizuara. 

Sistemi i taksave në Shqipëri është mjaft stimulues për investitorët. Gjithashtu qeveria Shqiptare ka firmosur një sërë marrëveshjesh dypalëshe për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve në Republikën e Shqipërisë. Sipas legjislacionit në fuqi kompanite vendase dhe të huaja mund të blejnë pa kufizim pasuri të paluajtshme, për t’i zhvilluar drejt biznesit ose për përdorim immobiliar. Në Shqipëri janë duke u përfunduar mjaft studime urbanistike kryesisht në turizëm dhe në infrastrukturë përgjatë Rivierës Shqiptare.  Kjo ka rritur interesin drejt tregut imobiliar në Shqipëri duke e bërë vendin një target të rëndësishëm dhe një treg me prespektivë afatgjatë drejt investitorëve qofshin këta individë ose biznese.

 

Fakte dhe Shifra

Tatimi vjetor i pronës.
Pronat e ndërtuara deri në vitin 1993 =10.5 lek për m2 në vit, ndërsa pas
vitit 1993 = 20.1 lek për m2 në vit, të afishuara në titullin e pronësisë.   
 
Tatimi i shitjes së pronës.
15 % e diferencës së kontratës së blerjes me atë të shitjes.
 
Sa apartamente ka Tirana?
Rreth 165.000 apartamente.
 
Sa është nevoja për banim në Tiranë?
Rreth 250.000 apartamente në total për 5 vitet e ardhshme.
 
Sa janë hapësirat e biznesit (qendra tregtare, zyra etj) me qira?
Aktive rreth 115.000 m2 dhe rreth 150.000 m2 në ndërtim deri më 2015.
 
Zonat rezidenciale në Tiranë.
1000 vila për 5 vitet e ardhshme në zonat e parashikuara për këtë qëllim.
 
Zonat turistike.
Rreth1500 hektar në shkallë vendi do të shkojë për ndërtimin e zonave turistike.
 
Zonat industriale.
Rreth 300 hektar zonë aktive në Tiranë dhe rreth 400 hektar të miratuara me studim për ndërtim në shkallë vendi.
 
Prodhimi i Brendshëm Bruto.
3.4% në vit.
 
Rritja e Prodhimit Industrial.
2% në vit.
 

Ne menaxhojmë më shumë se 6000 prona

Keni pronë për shitje
apo për qira?

Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

Plotësoni formën
  • Apartments
  • Villas
  • Offices

Harta e Tiranës

Çmimet fiskale 2024

Harta fiskale e Shqipërisë

Interaktive

Shisni ose jepni me qira pronën

X

Jepni me qira pronën tuaj

X