VILE EKSKLUZIVE ME PAMJE PANORAMIKE NGA DETI NE JALE - JAL Y MAR RESIDENCE
Kjo vile e mrekullueshme, pjese e kompleksit te ri Jal Y Mar Residence, ofron luks dhe rehati te jashtezakonshme me pamje te lire nga bregu i detit Jon, ku cdo hapesire e saj shijon pamjet mahnitese te detit.
• Kati 0 (168 m²): Ofrohet parkim per 2 makina, depo dhe kantine.
• Kati 1 (185 m²): Perbehet nga nje sallon i madh dhe i ndricuar, hapesire ngrenieje, kuzhine moderne, nje dhome gjumi, lavanderi dhe nje tualet.
• Kati 2 (173 m²): Tri dhoma gjumi te bollshme me pamje nga deti dhe tre tualete; suita matrimoniale perfshin nje tualet privat dhe jacuzzi te pozicionuar ne menyre strategjike per te shijuar panoramen e detit.
• Kati 3 (88 m²): Taraca e viles, e menduar per caste relaksi dhe argetimi, ofron nje zone barbecue, ambient gatimi, tualet dhe nje kend ndenjeje.
Siperfaqja e Tokes: 393 m², ku perfshihet nje pishine infinity prej 43 m² per nje pervoje unike relaksi.
Jal Y Mar Residence:
I vendosur ne Jale, nje nga gjiret me te pastra dhe piktoreske te Rivieres Shqiptare, kompleksi Jal Y Mar Residence eshte nje projekt i zhvilluar nga Oppenheim Architecture, duke sjelle nje koncept qe nderthur elemente te tradites dhe natyres se bregdetit shqiptar me ndertimin modern. Ky kompleks eshte konceptuar si nje komunitet i vogel bregdetar, me ndertesa te uleta dhe hapesira te perbashketa qe krijojne nje ndjenje te forte bashkesie dhe jetese te relaksuar.
Karakteristika te Rezidences:
• Arkitekture e thjeshte, qe sjell ne vemendje bukurite natyrore te zones
• Pamje te mrekullueshme nga deti dhe kopshtet e brendshme te kompleksit
• Siguri maksimale, mirembajtje dhe sherbime 24-oreshe
• Materiale cilesore dhe standarde te larta ndertimi per nje jetese te rehatshme dhe te qendrueshme
Jal Y Mar Residence eshte ideal per ata qe kerkojne te perjetojne luksin e bregdetit shqiptar ne nje vile qe ofron privatesi, stil, dhe nje lidhje te thelle me natyren.
Tags:
Vile,Vile Shitje,Vile Shitje Himare,vile bregdet kompleks rezidencial Booking/AirBnB Shitje Himare,Jal Y Mar Residence, Jale,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.