



















SHITET APARTAMENT DUBLEKS 3+1 NË GOLEM
Në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit të Adriatikut, shitet ky apartament dubleks 3+1 në Golem.
Apartamenti ofron një pamje të këndshme nga deti dhe është i rrethuar nga një brez i gjerë pishash, që gjatë verës krijojnë një freski natyrale shumë relaksuese.
Në katin e parë ndodhet një sallon i rehatshëm, një aneks gatimi, një tualet dhe një ballkon prej 10 m².
Kati i dytë përbëhet nga zona e natës me 3 dhoma gjumi të bollshme, një tualet dhe një tjetër ballkon po ashtu 10 m².
Plazhi i Golemit, shumë i njohur në bregdetin shqiptar, është ideal për familje dhe tashmë me mundësi argëtimi edhe për të rinj.
Zona ka infrastrukturë moderne, pedonale të gjatë dhe akses të shkëlqyer nga porti i Durrësit deri në Karpën e Qerretit.
Ky apartament është një zgjedhje e shkëlqyer për jetesë familjare ose për investim. Jepet lehtësisht me qira sezonale, me potencial të madh fitimi përmes platformave si Booking ose Airbnb gjatë verës.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Kavaje,Apartament 3+1 Shitje Kavaje,apartament bregdet dubleks turistike Booking/AirBnB Shitje Kavaje,Golem,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

















