


















SHITET APARTAMENT 2+1 ME VERANDË NË KOMPLEKSIN LAGUNA BLU – QERRET
Ky apartament ndodhet në katin e dytë të një godine 3-katëshe në një nga komplekset më të preferuara të bregdetit shqiptar – Laguna Blu, Qerret. Vendndodhja është ideale për ata që kërkojnë privatësi, qetësi dhe një komunitet të rregullt e familjar.
Hapësira e brendshme është organizuar në mënyrë funksionale dhe komode: dy dhoma gjumi të ndara, dy tualete moderne dhe një sallon i madh me dalje direkte në verandën perëndimore. Të dy dhomat e gjumit kanë dalje në një ballkon të përbashkët me orientim nga lindja, duke i bërë mëngjeset të ndriçuara e të këndshme.
Mobilimi i këtij apartamenti është në stil elegant mesdhetar, me ngjyra të ngrohta dhe detaje të punuara me kujdes. Kuzhina është e bardhë me ishull qendror dhe pajisje të integruara. Salloni ofron një atmosferë të ngrohtë familjare, me ndriçim natyral dhe një kombinim të ngjyrave bezhë, dru dhe pastel. Dyshemeja me parket të montuar në formë "fish grate" dhe tavanet me trarë zbukurues i japin apartamentit një ndjesi autentike e shumë të këndshme.
Veranda është një nga pikat më të veçanta të kësaj prone – një hapësirë relaksi me pamje të hapur nga pishat, ideale për kafe mëngjesi apo darka buzë perëndimit të diellit. Ambienti i jashtëm është i mobiluar me mobilie prej druri natyral dhe ofron privatësi të plotë në një skaj të qetë të kompleksit.
Kompleksi Laguna Blu është një nga komunitetet më të zgjedhura të zonës, i banuar prej vitesh nga familje të stabilizuara që e ruajnë qetësinë dhe cilësinë e jetesës. Administrimi është i shkëlqyer dhe gjithçka mbahet në standarde të larta, që nga pastrimet, gjelbërimi, siguria e deri te shërbimet.
Rezidenca ka plazh privat të dedikuar vetëm për banorët, ku secili mund të vendosë çadrën e vet, pa pagesë shtesë, në hapësirën që dëshiron – një privilegj i rrallë në bregdetin shqiptar.
Në dispozicion është edhe parkim privat brenda kompleksit, pa pagesë.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Kavaje,Apartament 2+1 Shitje Kavaje,apartament bregdet kompleks rezidencial turistike Booking/AirBnB Shitje Kavaje,Rezidenca Laguna Blu, Qerret,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
















