



























APARTAMENT EKSKLUZIV 3+1 ME QIRA PRANË STADIUMIT AIR ALBANIA, TIRANË
Në një nga adresat më prestigjioze të Tiranës, pranë Stadiumit Air Albania dhe Parkut të Madh të Liqenit, ofrohet me qira ky apartament luksoz 3+1 me sipërfaqe 178 m², i pozicionuar në një rezidencë të re me standarde premium dhe shërbim Concierge 24/7.
Apartamenti është sapo përfunduar me mobilim dhe pajisje krejtësisht të reja, të projektuara nga arkitekt dhe të realizuara me materiale të cilësisë më të lartë. Ambientet karakterizohen nga kombinimi elegant i parketit natyral prej druri dhe mermerit premium, ndriçimi LED i integruar dhe punimet ekstra që krijojnë një atmosferë moderne dhe luksoze.
Zona e ditës përbëhet nga një sallon i bollshëm me dritare panoramike dhe dalje në ballkon, i cili ofron një pamje të mrekullueshme drejt Parkut të Madh të Liqenit. Kuzhina është e pajisur me ishull qendror dhe elektroshtepiake Miele, duke përfshirë furrën, pianurën, aspiratorin, frigoriferin, lavastoviljen dhe pajisje të tjera të nivelit më të lartë.
Teknologjia është një nga pikat më të forta të kësaj prone. Apartamenti disponon sistem të avancuar Home Automation, i cili mundëson kontrollin inteligjent të funksioneve kryesore të banesës, si dhe sistem qendror kondicionimi të integruar në tavan, i komandueshëm përmes aplikacionit. Për një eksperiencë të plotë komforti është instaluar edhe sistem audio i integruar në ambientet kryesore.
Zona e natës përfshin tre dhoma gjumi të organizuara në mënyrë funksionale, me garderoba të integruara në mur dhe ndriçim të brendshëm LED, duke ofruar hapësira të bollshme ruajtjeje dhe një estetikë minimaliste. Apartamenti disponon gjithashtu një dhomë lavanderie të dedikuar, e pajisur me lavatriçe dhe tharëse Miele.
Prona kompletohet me 1 vend parkimi në garazh, duke ofruar siguri dhe komoditet maksimal për banorët.
Ky apartament është zgjedhja ideale për individë, familje apo diplomatë që kërkojnë një rezidencë ekskluzive, me teknologji moderne, cilësi të lartë ndërtimi dhe një nga lokacionet më të kërkuara në Tiranë.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 3+1 Qera Tirane,apartament Residence Qera Tirane,Aparatament luksoz në zonën pranë Stadiumit Air Albania,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

























