











APARTAMENT 1+1 ME QIRA NË QENDËR – SHALLVARET
Në një nga lagjet më të dashura dhe të njohura të Tiranës, ofrohet me qira ky apartament 1+1 i pozicionuar në një ndërtesë me histori dhe karakter, vetëm pak minuta në këmbë nga sheshi Skënderbej.
Apartamenti është tërësisht i mobiluar me stil bashkëkohor dhe i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme për një jetesë komode. Ambientet janë të mirëorganizuara, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse, ideale për një person të vetëm ose për një çift.
Vendndodhja e apartamentit është një ndër pikat më të forta të tij – në zemër të qytetit, me akses të lehtë në transport urban, universitete, institucione shtetërore, qendra tregtare dhe zona të shërbimit. Jetesa këtu kombinon rehatinë me prakticitetin, duke ju lejuar të përjetoni çdo gjë që Tirana ka për të ofruar, menjëherë pranë derës suaj.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 1+1 Qera Tirane,Bulevardi Gjergj Fishta, Pallatet Shallvare,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.









