







OFROHET PER QIRA APARTAMENT 2+1 ME VERANDE NE QENDER, TIRANE
Një apartament modern 2+1 pranë Shkollës së Baletit, i pozicionuar në katin e 9-të të një pallati të mirëadministruar, me orientim jug-perëndim që garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 145 m², nga të cilat 105 m² apartament dhe 40 m² verandë të bollshme me pamje fantastike panoramike të qytetit.
Prona është rikonstruktuar së fundmi dhe ofrohet me mobilim të ri e cilësor. Organizimi i brendshëm përfshin një dhomë ndenjeje komode së bashku me ambientin e gatimit dhe ngrënies, 2 dhoma gjumi të rehatshme, si dhe 2 banjo moderne të pajisura me kabina dushi.
Apartamenti karakterizohet nga stil modern, hapësira të bollshme dhe ndriçim i shkëlqyer. Dyshemeja është e shtruar me parket, ndërsa çdo ambient është i pajisur me kondicioner (AC) për komoditet maksimal në çdo stinë.
Veranda është një nga pikat më të veçanta të pronës, ideale për relaks, kafe apo darka në ambient të hapur, duke shijuar një pamje mbresëlënëse dhe orientimin perfekt jug-perëndim.
Një zgjedhje ideale për familje ose klientë që kërkojnë komoditet, stil dhe lokacion shumë të favorshëm në qytet.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 2+1 Qera Tirane,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.





