











APARTAMENT 1+1 ME QIRA NE RRUGEN MYSLYM SHYRI, QENDER TIRANE
Ky apartament 1+1 me qira ndodhet në Rrugën Myslym Shyri, në një nga zonat më të kërkuara dhe më qendrore të Tiranës. Pozicioni i tij ofron akses të menjehershëm në dyqane, restorante, banka, supermarkete, transport publik dhe cdo shërbim të nevojshem për jetesën e përditshme.
Apartamenti ndodhet në katin e 4-t dhe ka orientim Lindje-Perëndim, duke garantuar ndricim natyral gjatë gjithë ditës.
Ambienti është plotësisht i rinovuar dhe i mobiluar me stil modern, me organizim funksional dhe komod, gati për banim që në ditën e parë. Dyshemeja është e shtruar me parket laminat cilësor, apartamenti është i pajisur me kondicionëre Mitsubishi Inverter, dritare PVC me dopioxham dhe grila veneciane, si dhe disponon një depo/lavanteri me lavatricen.
● Kuzhina është e pajisur plotësisht me dollape dhe rafte me hapësire të bollshme, lavastovilje, sobë, furrë, frigorifer dhe tymthithëse.
● Dhoma e ndenjes ofron një ambient të rehatshëm me divan, rafte dekorative të montuara në mur, televizor dhe tavolinë ngrënie me karrige.
● Dhoma e gjumit është e kompletuar me krevat matrimonial, komodina dhe dollap të madh rrobash.
● Prona është ideale për cifte ose profesionistë që kërkojnë të jetojnë në qendër të Tiranës, në një apartament modern dhe funksional.
● Qira afatgjatë.
Për vizita në pronë dhe informacion të mëtejshem, ju lutem na kontaktoni.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 1+1 Qera Tirane,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.









