













APARTAMENT 1+1 ME QIRA NE QENDER TE TIRANES
Ofrohet me qira një apartament i këndshëm 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, shumë pranë qendrës. Apartamenti ka një sipërfaqe prej 75 m² dhe ndodhet në një ndërtesë të mirëmbajtur.
Organizimi i brendshëm është funksional dhe përfshin:
Sallon të bollshëm dhe të ndriçuar, me mobilim bashkëkohor, divan këndor, tavolinë kafeje, televizor dhe rafte dekorative.
Kuzhinë moderne, e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme si furrë, pianurë, frigorifer, lavastovilje dhe hapësirë gatimi me ndriçim led. Përfshin gjithashtu edhe një kënd ngrënieje me tavolinë dhe karrige komode.
Dhomë gjumi e rehatshme, me krevat dopio, gardërobë të madhe me dyer rrëshqitëse dhe dritare që mundëson ndriçim natyral.
Tualet i kuruar, me dush të mbyllur me xham, tualet modern, lavaman mbi banak dhe pllaka dekorative në dysheme që japin një pamje të veçantë.
Ballkon i mbyllur, i shfrytëzuar si kënd lavanderie me lavatriçe dhe dollape shtesë për depozitim.
Apartamenti është i pajisur me 2 kondicionerë për ngrohje dhe ftohje dhe ka orientim nga perëndimi, duke siguruar dritë natyrale gjatë gjithë pasdites. Ambienti ofron një kombinim të rehatisë dhe funksionalitetit, ideal për individë ose çifte që kërkojnë të jetojnë në qendër të Tiranës, pranë të gjitha faciliteteve si bare, restorante, institucione dhe transport publik.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 1+1 Qera Tirane,Me qira apartament ne qender te Tiranes,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.











