











APARTAMENT 2+1 ME QIRA PRANË SHKOLLËS SË BALETIT
Ky apartament 2+1 me qira ndodhet pranë Shkollës së Baletit, në një zonë shumë të kërkuar të Tiranës, me akses të shpejtë drejt qendrës, institucioneve, shkollave dhe të gjitha shërbimeve të nevojshme.
Apartamenti pozicionohet në katin 0 dhe është i mobiluar e i pajisur plotësisht, gati për banim. Organizimi përfshin një sallon të bollshëm me kënd ngrënieje dhe kuzhinë, dy dhoma gjumi komode, një tualet, një korridor i madh dhe një ballkon.
Prona është e pajisur me 2 kondicionerë për ngrohje dhe ftohje, ndërsa një nga avantazhet kryesore është vendi i parkimit i garantuar përpara banesës, duke ofruar komoditet maksimal për banorët.
Ky apartament është një zgjedhje ideale për familje ose profesionistë që kërkojnë një banesë funksionale, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 2+1 Qera Tirane,Apartament me qira prane Shkolles se Baletit,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.









