














APARTAMENT 1+1 ME QIRA NE QENDER TE TIRANES
Ofrohet me qira një apartament i këndshëm 1+1, i pozicionuar në Rrugen Myslym Shyri, një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, shumë pranë qendrës së saj.
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 80 m² dhe ndodhet në një ndërtesë të mirëmbajtur. Organizimi i brendshëm është funksional dhe përfshin: Sallon të bollshëm dhe të ndriçuar, me mobilim bashkëkohor, kolltuqe, tavolinë kafeje, televizor dhe rafte dekorative.
Kuzhinë moderne, e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme si furrë, pianurë, frigorifer, lavastovilje dhe hapësirë gatimi. Ai përfshin gjithashtu edhe një kënd ngrënieje me tavolinë dhe karrige komode.
Dhomë gjumi e rehatshme, me krevat dopio, gardërobë të madhe dhe dritare që mundëson ndriçim natyral.
Tualeti modern, me kabine dush.
Ballkon i ku mund te relaksohesh i shfrytëzuar me kolltuqe për sa më shumë komoditet.
Apartamenti është i pajisur me kondicioner për ngrohje dhe ftohje dhe ka orientim nga perëndimi, duke siguruar dritë natyrale gjatë gjithë pasdites.
Ambienti ofron një kombinim të rehatisë dhe funksionalitetit, ideal për individë ose çifte që kërkojnë të jetojnë në qendër të Tiranës, pranë të gjitha faciliteteve si bare, restorante, institucione dhe transport publik.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 1+1 Qera Tirane,Apartament ne Rrugen Myslym Shyri,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.












