APARTAMENT ME QIRA MES BLLOKUT DHE PARKUT TË LIQENIT TË MADH, TIRANE
Ky apartament i mobiluar me shije ndodhet ne njeren nga zonat me te kerkuara te Tiranes, i pozicionuar ne menyre perfekte mes gjallerise se zones se Bllokut dhe qetesise se Parkut te Liqenit te Madh. Zbuloni nje apartament të sofistikuar me mobilje te markes Molteni, dysheme druri dhe ndriçim LED, duke kombinuar luksin dhe komoditetin ne nje nga zonat me te kerkuara te Tiranes.
Me nje dhome ndenjeje te madhe, plot drite, me dollape te ndertuara me porosi, nje divan te rehatshem dhe nje dizajn modern, ideal per relaksim ose per te pritur miq.
Nje hapësire ngrenieje elegante me nje tavoline moderne dhe ndriçim te ngrohte, me pamje nga qyteti.
Nje kuzhine moderne e pajisur plotesisht me pajisje te cilesise se larte, hapesira te bollshme per magazinim ushqimesh dhe nje tavoline ishull funksionale per ngrenie te shpejta.
Me dy banjo, njera prej tyre me dy lavamane, me finitura bashkekohore druri dhe guri, dhe nje kabine dushi. Banjoja tjeter, ne dhomën e gjumit kryesore, ka pajisje moderne dhe një dush po ashtu me kabine.
Nje dhome gjumi kryesore relaksuese me nje shtrat te rehatshem, ndriçim te bute, nje garderobe te organizuar mirë dhe nje banjo private. Dy dhoma gjumi per fëmije, te dizajnuara me funksionalitet dhe stil, me hapesira te bollshme per rroba dhe kende terheqese per studim dhe loje.
Nje ballkon i madh ku mund te shijoni pamjet e qytetit ndersa relaksoheni ne nje karrige lekundese, i rrethuar nga lulet e mbjella aty.
Eshte i pajisur me lavatriçe dhe tharese per sa me shume komoditet.
Parkimi perfshin nje garazh privat per parkim sa me te sigurt.
Me nje vendndodhje te shkelqyer, ne distance fare te vogel ecjeje nga kafenete, restorantet dhe dyqanet plot gjalleri te Bllokut, si dhe qasje te lehte ne qetesinë e Parkut te Liqenit te Madh. Perfekte per familje, fale dy dhomave per femije dhe nje lagjeje te sigurt e mikpritese.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 3+1 Qera Tirane,Apartament ne zonen e Bllokut,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.