













APARTAMENT 1+1 ME QIRA NE NJE ZONE SHUME TE PREFERUAR TE QYTETEIT, PRANE BLLOKUT DHE PAK MINUTA LARG NGA PARKU I MADH I LIQENIT
Apartamenti organizohet në një ambient ndenje të kombinuar me kuzhinën, një dhomë gjumi komode, një banjo dhe 2 ballkone funksionale. Salloni është i arreduar me stil modern, me divan këndor të rehatshëm dhe kënd ngrënieje të dedikuar. Nga kjo hapësirë ka dalje direkte në ballkon, i cili ofron dritë natyrale dhe një pamje të gjelbëruar që e bën ambientin shumë të këndshëm për jetesë.
Kuzhina është e kompletuar me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme sobe/pianur gatimi/lavastovilje/frigorifer/ dhe e organizuar praktikisht për përdorim të përditshëm.
Dhoma e gjumit është e rehatshme dhe me dalje direkt ne ballkon, me ndriçim natyral dhe hapësirë të mjaftueshme për komoditet maksimal.
Banjoja është moderne, e pajisur me kabinë dushi dhe elementë funksionalë, e ndërtuar me materiale cilësore.
Dyshemeja në të gjithë apartamentin është me parket druri, që krijon një atmosferë të ngrohtë dhe elegante.
Apartamenti disponon 2 kondicionerë për ngrohje dhe ftohje, si dhe dy ballkone që shtojnë hapësirën dhe komoditetin – ideale për relaks, kafe apo ajër të pastër.
Ndodhet në një zonë shumë të favorshme për jetesë, me akses të menjëhershëm në qendër, bare, restorante dhe çdo shërbim të nevojshëm, ndërkohë që afërsia me parkun ofron mundësi perfekte për sport dhe relaks në natyrë.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 1+1 Qera Tirane,Apartament per qira prane Bllokut,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.











