


























APARTAMENT 2+1 ME QIRA, ZONA E BLLOKUT, TIRANE
Apartament luksoz me qira në zonën e Bllokut, një nga adresat më ekskluzive dhe më të kërkuara në Tiranë. I pozicionuar në një pallat të ri modern me standarde të larta ndërtimi, ky apartament ofron kombinimin perfekt të komoditetit, elegancës dhe funksionalitetit për një jetesë premium.
Ambienti është i arreduar me stil modern dhe elegant, me mobilim cilësor dhe hapësira të organizuara në mënyrë praktike. Salloni i bollshëm lidhet harmonikisht me këndin e gatimit, i cili është plotësisht i pajisur me të gjitha elektroshtepiaket e nevojshme, përfshirë sobë, furrë dhe lavastovilje.
Apartamenti disponon dy tualete moderne, të investuara me detaje bashkëkohore, ku njëri është i pajisur me vaskë dhe tjetri me kabinë dushi.
Dy dhoma gjumi të kompletuara me krevate dopio dhe dollapë.
Çdo dhomë është e pajisur me kondicioner për ngrohje dhe ftohje, duke garantuar rehati maksimale në çdo stinë.
Falë orientimit jugor, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme.
Pallati ofron siguri dhe administrim profesional me roje 24 orë, sistem CCTV dhe ambiente të mirëmbajtura.
Vendndodhja strategjike në zonën e Bllokut ju jep akses të menjëhershëm në restorante, kafene, qendra biznesi dhe çdo shërbim të nevojshëm, duke e bërë këtë pronë ideale si për banim familjar ashtu edhe për të huaj apo profesionistë që kërkojnë standard të lartë jetese në Tiranë.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 2+1+A Qera Tirane,Apartament 2+1 Qera Tirane,Apartament prane Akademise se Arteve,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.
























