













APARTAMENT 2+1 ME QERA, RRUGA E DURRËSIT
Jepet me qera apartament 2+1, i mobiluar dhe i pajisur i plotë, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës – Rruga e Durrësit.
Apartamenti përbëhet nga një sallon i gjerë ndenjeje i lidhur me aneksin e gatimit, i cili ofron një pamje të lirë mbi qytetin, dy dhoma gjumi të rehatshme dhe një tualet të veshur me mermer, i pajisur me vaskë dhe dush.
Çdo detaj është menduar për një jetesë praktike dhe cilësore: mobilje moderne prej druri, ndriçim i ngrohtë ambienti, kondicionerë në çdo dhomë dhe pajisje shtëpiake të reja, ende në kuti origjinale – banori i ardhshëm do të jetë i pari që do ti hapë dhe përdorë.
Falë orientimit nga perëndimi, apartamenti përfiton dritë natyrale gjatë gjithë pasdites, ndërsa lartësia e katit i jep pamje të hapur mbi horizontin e qytetit.
Një zgjidhje ideale për familje apo profesionistë që kërkojnë një banesë të gatshme, moderne dhe të pastër, në një lokacion qendror me akses të shpejtë drejt shërbimeve, transportit dhe aktiviteteve të qytetit.
Për informacion dhe vizitë, na kontaktoni.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 2+1 Qera Tirane,apartament Booking/AirBnB Qera Tirane,Rruga e Durresit,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.











