














APARTAMENT 2+1 ME QERA – KOMUNA E PARISIT
Ofrohet me qira apartament modern 2+1, i pozicionuar në zonën shumë të kërkuar të Komunës së Parisit. Apartamenti ka organizim shumë funksional dhe përbëhet nga sallon ndenjeje i ndriçuar natyralisht, aneks gatimi i integruar, dy dhoma gjumi komode, dy tualete dhe një ballkon me orientim veri-perëndim, që garanton ndriçim të butë dhe ambient të freskët gjatë ditës.
Apartamenti është i sapo rikonstruktuar dhe i mobiluar me stil modern e bashkëkohor. Mobilimi karakterizohet nga linja të pastra, ngjyra neutrale dhe detaje funksionale që krijojnë një ambient të ngrohtë dhe praktik për jetesë. Kuzhina është e pajisur me mobilje të reja dhe elektroshtepiake cilësore, salloni ofron rehati dhe hapësirë, ndërsa dhomat e gjumit janë të qeta dhe të menduara për komoditet maksimal. Dritaret plastike të reja dhe veshja termoizoluese sigurojnë izolim shumë të mirë termik dhe akustik.
Objekti ndodhet në një pallat me administrim shumë të mirë, i pajisur me ashensor të ri, duke ofruar standard dhe siguri në përditshmëri. Zona e Komunës së Parisit është ndër më të preferuarat për banim në Tiranë, e qetë dhe familjare, por njëkohësisht shumë pranë qendrës dhe rrugëve kryesore.
Në afërsi ndodhen supermarkete, shkolla, kopshte, farmaci, bare dhe restorante, si dhe akses i shpejtë me Unazën dhe zonat kryesore të qytetit. Një zgjedhje ideale për familje, çifte apo profesionistë që kërkojnë një apartament gati për banim, në një zonë që ofron komoditet dhe cilësi të lartë jetese.
Tags:
Apartament,Apartament Qera,Apartament Qera Tirane,Apartament 2+1 Qera Tirane,Rruga Medar Shtylla, Komuna e Parisit.,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.












