




DYQAN PËR QIRA NË RRUGËN HIM KOLLI
Ky dyqan kompakt me sipërfaqe 24.15 m² ofron një fasadë rreth 4 metra e gjysmë, një prezencë shumë të dukshme dhe të favorshme për biznes. Ambienti është i rregullt, praktik dhe i lehtë për t’u përshtatur sipas çdo nevoje tregtare. Hapësira është ideale për tabachino, fast food të vogël, berber, rrobaqepës apo magazinë. Mund të shfrytëzohet gjithashtu si lavanderi “drop-off”, mini-market lagjeje, studio tatoo, dyqan lulesh, kancelari e vogël, shërbime pagesash apo si mini showroom për produkte artizanale ose biznes online. Zona e Him Kollit është shumë dinamike, me lëvizje të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Afërsia me shkollën “Konferenca e Pezës” krijon një fluks të qëndrueshëm njerëzish, duke e bërë pozicionin ideal për çdo biznes që kërkon klientelë të përditshme dhe ekspozim të garantuar.
Tags:
Dyqan,Dyqan Qera,Dyqan Qera Tirane,magazine dyqan market Berber Qera Tirane,Rruga Him Kolli,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.


