
























VILE MODERNE ME QIRA PRANE LIQENIT TE MADH TE TIRANES
E pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe të qeta rezidenciale pranë Liqenit të Madh të Tiranës, kjo vilë elegante ofron kombinimin ideal të komoditetit, privatësisë dhe stilit modern të jetesës.
Vila është pjesë e një kompleksi të ri banimi dhe shtrihet në 4 kate, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 273 m² dhe 38.5 m² verandë, e projektuar për të përmbushur standardet më të larta të banimit bashkëkohor.
– Organizimi i ambienteve:
• Sallon i bollshëm me koncept open-space, i integruar me zonën e ngrënies dhe kuzhinën.
• 3 dhoma gjumi, ku suita matrimoniale përfshin:
• dhomë garderobe (walk-in closet),
• banjo private (ensuite),
• ballkon privat.
• 3 banjo moderne me rifinitura cilësore.
• 2 ballkone të mëdha dhe 1 verandë ideale për relaks dhe argëtim.
• Oborr privat me hapësira të gjelbëruara.
• Garazh i mbyllur për 3 automjete.
– Karakteristika teknike dhe cilësore:
• Rifinitura moderne dhe materiale premium.
• Sistem ndriçimi LED i integruar në të gjithë vilën.
• Sistem qendror për ngrohje dhe ftohje.
• Dritare të mëdha që ofrojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
• Banjo me dizajn bashkëkohor dhe pajisje cilësore.
• Kuzhina do të instalohet së bashku me të gjitha pajisjet kryesore elektro-shtëpiake
– Mobilimi
Vila ofrohet me qira fillimisht e pamobiluar, me kuzhinë të kompletuar. Nëse kërkohet e mobiluar, kushtet mund të negociohen sipas nevojave të qiramarrësit.
Kjo pronë është zgjedhja ideale për familje ose diplomatë që kërkojnë një ambient ekskluziv, modern dhe të qetë, vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës dhe pranë hapësirave rekreative të Liqenit Artificial.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
Tags:
Vile,Vile Qera,Vile Qera Tirane,Vile 3+1 Qera Tirane,vile kompleks rezidencial Qera Tirane,Vile me qera ne kompleks rezidencialn tek Liqeni i Madh i Tiranes,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.






















