













VILË 3-KATËSHE ME OBORR NË KOMPLEKS REZIDENCIAL PRANË TEG
Në një kompleks të qetë e të mirëadministruar, ofrohet për qira kjo vilë elegante 3-katëshe me oborr privat, siguri dhe shërbime 24/7. Kompleksi përfshin pishinë dhe palestër të përbashkët, të dedikuara vetëm për banorët.
Përbërja e vilës:
Kati përdhes: dhomë ndenjeje dhe ngrënieje me oxhak, dalje në verandë, kuzhinë të ndarë me dalje më vete në verandë, lavanderi dhe tualet ditor.
Kati i parë: 2 dhoma gjumi, 2 banjo dhe një garderobë e madhe dhe nje ballkon.
Kati i dytë (papafingo): 2 dhoma gjumi, 1 banjo dhe një ballkon i vogël me pamje të hapur.
Detaje shtesë:
Dysheme me parket druri
Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes me chiller
Oxhak funksional
Mobilim me kuzhinë të kompletuar dhe dollape të integruar
Në oborrin e gjelbëruar ndodhet një hapësirë e këndshme për ngrënie jashtë dhe relaks, ideale për mbrëmje të qeta familjare.
Një pronë që kombinon rehatinë, sigurinë dhe stilin e jetesës rezidenciale, vetëm pak minuta nga TEG dhe rruga nacionale.
Na kontaktoni per cmimin e qirase!
Tags:
Vile,Vile Qera,Vile Qera Tirane,Vile 4+1 Qera Tirane,vile kompleks rezidencial Qera Tirane,Vile ne kompleks vilash ne zonen e TEG,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.











