







SHITET APARTAMENT 2+1 NË ISH BLLOK
Ky apartament 2+1 ndodhet në zonën e Ish Bllokut, një nga adresat më të kërkuara dhe me vlerë të qëndrueshme në Tiranë, e njohur për stilin urban të jetesës, shërbimet cilësore, restorantet, jetën e natës dhe aksesin e menjëhershëm në çdo pikë kyçe të qytetit. Pozicioni i tij e bën pronën ideale si për banim ashtu edhe për përdorim profesional.
Ambientet e ndenjes dhe të ngrënies janë të organizuara në një plan me koncept të hapur, duke krijuar një hapësirë funksionale, të ndriçuar dhe shumë të këndshme për jetesën e përditshme. Ky ambient ka dalje direkte në ballkon, perfekt për momente relaksi dhe për të shijuar energjinë e zonës. Nëpërmjet një korridori realizohet shpërndarja e ambienteve të tjera, ku ndodhen dy dhoma gjumi dhe një tualet. Dhoma matrimoniale disponon gjithashtu ballkonin e saj privat, duke ofruar më shumë komoditet dhe privatësi.
Prona është shumë e përshtatshme për banim apo për zyrë, falë organizimit praktik dhe pozicionit strategjik. Përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi, ideale për ta dhënë me qira si banesë apo si zyrë, si dhe tepër e favorshme për shfrytëzim në platformat e qirasë afatshkurtër si Booking dhe Airbnb, ku zona e Bllokut gëzon kërkesë të vazhdueshme dhe likuiditet të lartë në treg.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,apartament Booking/AirBnB Shitje Tirane,Bulevardi Bajram Curri, zona e ish Bllokut,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.





