










SHITET APARTAMENT 2+1 NË ISH BLLOK
Ky apartament 2+1 pozicionohet në Ish Bllok, një nga zonat më të preferuara dhe me kërkesë të lartë në Tiranë, e dalluar për stilin modern të jetesës, shërbimet e shumta, restorantet, ambientet e argëtimit dhe lidhjen shumë të mirë me pjesën tjetër të qytetit. Vendndodhja e tij e bën pronën një zgjedhje shumë të fortë si për banim, ashtu edhe për aktivitet profesional.
Hapësira e ndenjes dhe e ngrënies është konceptuar në një plan të hapur, duke ofruar një ambient të ndriçuar natyralisht dhe funksional për përdorim të përditshëm. Nga ky ambient ka dalje direkte në ballkon, ideal për çlodhje apo për të përjetuar ritmin urban të zonës. Përmes korridorit bëhet shpërndarja e ambienteve të natës, ku ndodhen dy dhoma gjumi dhe një tualet. Dhoma matrimoniale ka gjithashtu një ballkon të veçantë, që shton komoditetin dhe privatësinë.
Prona është shumë fleksibile në përdorim, e përshtatshme si për banim ashtu edhe për zyrë. Gjithashtu përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi, pasi mund të jepet me qira si banesë apo si ambient pune, si dhe të shfrytëzohet për qira afatshkurtra në platforma si Booking dhe Airbnb, falë kërkesës së lartë që ka zona e Bllokut.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Qera,Apartament Shitje Tirane,Apartament Qera Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,Apartament 2+1 Qera Tirane,Apartament ne zonen e Bllokut,Bulevardi Bajram Curri, zona e ish Bllokut,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.








