













APARTAMENT 2+1 NË SHITJE PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE
Ky apartament ndodhet në katin e 8-të të një pallati të mirëadministruar, të pajisur me dy ashensorë të rinj. Ambienti është i bollshëm dhe me një planimetri shumë të rregullt, duke ofruar komoditet dhe shfrytëzim të mençur të hapësirës. Salloni i ndenjjes ka një sipërfaqe të madhe, i lidhur natyrshëm me aneksin e gatimit dhe daljen në ballkon. Një koridor qendror shpërndan funksionalisht të gjitha ambientet e brendshme.
Apartamenti përfshin dy dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka tualet të dedikuar. Po ashtu, prona disponon një tualet të dytë, si edhe një depo/lavanteri të veçantë, shumë e dobishme për organizimin e përditshëm. Ka nevojë për punime, por vendndodhja dhe organizimi i brendshëm e bëjnë një mundësi të shkëlqyer investimi.
Zona pranë Fakultetit të Shkencave është ndër më të kërkuarat në Tiranë për jetesë. Ofron çdo shërbim të nevojshëm brenda një distance të shkurtër: universitete, materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, transport publik, supermarkete, farmaci, kafe dhe ambiente sociale. Është një zonë dinamike, shumë e përshtatshme për familje, çifte dhe për këdo që dëshiron të jetojë afër qendrës.
Vendndodhja e bën këtë apartament ideal edhe për investim në qira afatgjatë, si dhe për platforma si Booking dhe Airbnb, pasi zona kërkohet shumë nga studentë, staf akademik dhe turistë që preferojnë të qëndrojnë pranë qendrës së Tiranës.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,apartament Booking/AirBnB Shitje Tirane,Bulevardi Zogu I, prane Fakultetit te Shkencave,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.











