SHITET APARTAMENT 2+1 NË EAST SIDE RESIDENCE, PRANË TEG
Në një nga komplekset më moderne dhe të gjelbërta të Tiranës, East Side Residence, ofrohet për shitje një apartament i organizuar në mënyrë shumë funksionale.
Apartamenti përbëhet nga një sallon me kuzhinë të përbashkët, i cili ka dalje në një verandë të bollshme me orientim nga perëndimi, duke ofruar ndriçim dhe pamje shumë të këndshme.
Zona e fjetjes përbëhet nga dy dhoma gjumi që kanë dalje në një ballkon të gjatë dhe të përbashkët, të orientuar nga lindja.
Gjithashtu, apartamenti disponon një garderobë të veçantë dhe dy tualete funksionale.
Rezidenca East Side Residence është projektuar për një stil jetese të qetë dhe cilësor, duke kombinuar arkitekturën moderne me natyrën.
Kompleksi ofron izolim akustik dhe termik, siguri 24/7, hapësira të gjelbra, zona për lojëra dhe sport, si dhe një pozicion shumë të favorshëm pranë TEG dhe akseseve kryesore të qytetit.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,apartament kompleks rezidencial Shitje Tirane,East Side Residence, prane TEG,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.