




























PENTHOUSE EKSKLUZIV NË FOREST RESIDENCE – LIQENI I THATË
Ky penthouse i veçantë ndodhet në një nga rezidencat më cilësore dhe të sapo përfunduara në Tiranë, Forest Residence, ndërtuar nga FZ Construction. Zona e Liqenit të Thatë ofron qetësi, ajër të pastër dhe akses shumë të mirë, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për banim cilësor.
Apartamenti ka një planimetri shumë funksionale dhe të menduar me kujdes. Hyrja realizohet përmes një korridori shpërndarës që të çon drejt një salloni gjeneroz, me hapësirë të dedikuar për oxhak, ambient më vete për tavolinën e ngrënies dhe kuzhinë gatimi të veçuar. Në krah të kuzhinës ndodhet një depo funksionale, e përshtatshme për magazinimin e ushqimeve dhe organizimin e përditshëm. Salloni ka një tavan panoramik xhami, i pajisur me tendë termike që garanton ndriçim natyral pa lejuar depërtimin e nxehtësisë.
Nga salloni dilet në verandën e orientuar nga lindja, e cila ofron një pamje fantastike dhe të lirë mbi zonën përreth. Kjo pamje është e garantuar të mbetet e lirë në kohë, duke i dhënë pronës një vlerë të shtuar dhe shumë të kërkuar.
Zona e natës organizohet përmes korridorit dhe përfshin një lavanteri të dedikuar, një tualet të përbashkët me dritare, dy dhoma gjumi të bollshme si dhe një dhomë matrimoniale shumë komode. Dhoma matrimoniale disponon garderobë, tualet privat me dritare dhe dalje në një ballkon të këndshëm.
Në këtë ofertë përfshihen gjithashtu 3 poste parkimi dhe një depo në katin -1, elementë që e kompletojnë pronën dhe rrisin ndjeshëm komoditetin e jetesës.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 3+1 Shitje Tirane,apartament kompleks rezidencial penthouse Shitje Tirane,Forest Residence, prane Liqenit te Thate,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.


























