APARTAMENT 3+1 PER SHITJE, RRUGA E DIBRES,
Apartament luksoz i cili ndodhet ne nje kompleks rezidencial i ndertuar se fundmi. Apartamenti ndodhet ne katin e fundit te nderteses dhe ka dhe nje verande te madhe me pamje fantastike te Malit te Dajtit. Apartamenti eshte i perbere nga nje ambjent ndenje, nje aneks gatimi, nje korridor nepermjet te cilit shperndahen tre dhoma gjumi, dy tualete, nje ballkon dhe nje verande. Nepermjet ambjentit te ndenjes eshte dhe dalja per ne veranden e ketij apartamenti. Prona do te shitet e mobiluar dhe e pajisur. Mobilimi eshte i importuar i gjithi nga Italia, pajisje elektro-shtepiake jane gati te reja, dyshemeja eshte shtruar me parket, dyer druri, dritare druri me sistemm dopioxham dheme grila veneciane, me sistem qendror per ngrohje dhe ftohje, panel diellor per ngrohjen e ujit. Orientimi i apartamentit i jep mundesine apartament te kete drite dielli gjate gjithe dites. Ne katin -1 te nderteses jane te perfshira dhe 3 vende parkim te mbyllura me porte automatike.
Kompleksi ku ndodhet prona eshte teper familjare, me te gjitha dyqanet per tju sherbyer me mire dhe me akses shume te mire me rruget kryesore te Tiranes.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 3+1+A Shitje Tirane,Kompleks banimi tek Rr. Dibres, prane Ministrise se Mbrojtjes,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.