








SHITET APARTAMENT 1+1 ME CMIM OKAZION NE MEL RESIDENCE, FUSHA E AVIACIONIT
Ofrohet për shitje apartament 1+1 me çmim okazion në Mel Residence, në zonën e Fushës së Aviacionit, një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë. Apartamenti organizohet me sallon ndenje dhe aneks gatimi me dalje në ballkon, ku vetrata e madhe në sallon garanton ndriçim natyral maksimal gjatë gjithë ditës. Aneksi i gatimit disponon dritare më vete, një avantazh i rëndësishëm për ajrosjen dhe eliminimin e aromave të gatimit.
Nëpërmjet një korridori shpërndahen tualeti dhe dhoma e gjumit, duke krijuar ndarje funksionale dhe privatësi. Të gjitha ambientet janë të orientuara nga juglindja, çka siguron dritë natyrale të bollshme dhe një klimë shumë të këndshme gjatë gjithë vitit. Pozicionimi në katin e 8 ofron pamje të lirë, ajrosje shumë të mirë dhe qetësi.
Apartamenti disponon mundësi post parkimi në katin -2 të ndërtesës me çmim ekstra 15,000 euro. Ndërtimi i rezidencës përfundon në shtator 2027, duke e bërë këtë një mundësi shumë të mirë investimi me perspektivë rritjeje vlere.
Jetesa në Fushën e Aviacionit është ideale për një çift të ri apo për një familje të vogël. Zona ofron çdo shërbim të nevojshëm në distancë të afërt, përfshirë çerdhen dhe kopshtin Xixëllonjat, shkollën 9-vjeçare Dhori Leka, parkun e zonës, supermarkete të mëdha dhe institucione të ndryshme. Aksesi është shumë i favorshëm me Unazën e Madhe për daljen jashtë qytetit, si dhe me Rrugën e Durrësit dhe zonën e 21 Dhjetorit.
Mel Residence është konceptuar me arkitekturë moderne urbane, me linja të pastra dhe fasada në tone natyrale që krijojnë elegancë dhe identitet të qartë vizual. Organizimi i godinës me oborr të brendshëm dhe hapësira të gjelbra sjell ndjesinë e një jetese komunitare, ndërsa ballkonet e theksuara dhe gjelbërimi i integruar i japin projektit karakter bashkëkohor. Ky apartament përfaqëson një zgjedhje shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim në një nga zonat me zhvillimin më të qëndrueshëm në Tiranë.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 1+1 Shitje Tirane,Mel Residence, ish Fusha e Aviacionit,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.






