










SHITET APARTAMENT 3+1 PRANË RRUGËS SË KOSOVARËVE
Në një nga zonat më të kërkuara dhe të konsoliduara të Tiranës, ofrohet për shitje ky apartament 3+1 me organizim shumë funksional dhe ndriçim natyral maksimal.
Apartamenti përbëhet nga një sallon i bollshëm ndenjeje me aneks gatimi dhe dalje në ballkon, tre dhoma gjumi ku njëra disponon ballkon privat, si dhe një tualet. Hapësirat janë të mirëpërcaktuara dhe shumë praktike për një jetesë komode familjare.
Falë orientimit lindje–jug, ambientet janë të ndriçuara gjatë gjithë ditës. Apartamenti ka organizim perfekt dhe krijon një ndjesi rehatie dhe qetësie që në hyrje.
Pallati ofron administrim shumë të mirë dhe mirëmbajtje të vazhdueshme, duke garantuar një ambient të rregullt dhe të sigurt për banorët.
Rruga e Kosovarëve është një nga zonat më cilësore për të jetuar në Tiranë. Afërsia me Parkun e Liqenit Artificial e bën zonën ideale për shëtitje, aktivitete sportive dhe relaks. Shkolla, kopshte, çerdhe dhe universitete ndodhen shumë pranë, ndërsa akseset e shpejta me Unazën e Madhe dhe zonat kryesore të qytetit e bëjnë lëvizjen të thjeshtë dhe të shpejtë.
Një pronë shumë e mirë për banim familjar, por edhe një investim i sigurt në një zonë që ruan dhe rrit vlerën në kohë.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 3+1 Shitje Tirane,Prane Rruges se Kosovareve,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.








