












SHITET APARTAMENT 2+1 PRANË RRUGËS SË KOSOVARËVE
Në një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, pranë Rrugës së Kosovarëve, ofrohet për shitje ky apartament 2+1 me organizim shumë funksional dhe cilësi të lartë ndërtimi. Prona ndodhet në një pallat të ndërtuar së fundmi, me standarde bashkëkohore, vetëm 3 hyrje në kat dhe administrim shumë të mirë, çka garanton qetësi dhe mirëmbajtje korrekte të ambjenteve të përbashkëta.
Apartamenti ka qenë fillimisht 3+1 dhe është riorganizuar në 2+1, duke krijuar një kuzhinë gatimi më vete në njërën nga dhomat, e cila ka dalje në ballkon. Aktualisht organizohet në një sallon ndenje të bollshëm me dalje në ballkon, kuzhinë të veçuar me dalje në ballkon, dy dhoma gjumi dhe dy tualete. Dhoma matrimoniale disponon tualet privat brenda, duke ofruar komoditet maksimal për familjen.
Orientimi veri–jug siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ajrosje shumë të mirë. Apartamenti ka pamje të lirë të zonës përreth, çka i shton ndjesinë e hapësirës dhe privatësisë.
Zona pranë Rrugës së Kosovarëve dhe Parku i Liqenit Artificial është ndër më të kërkuarat për banim familjar. Parku ofron hapësira të gjelbra, ambiente për ecje, vrapim dhe kënde lojërash për fëmijë, duke e bërë jetesën më cilësore dhe të shëndetshme.
Aksesibiliteti është një tjetër avantazh i madh. Zona lidhet shumë lehtë me Unazen e Madhe, duke mundësuar dalje të shpejtë nga qyteti. Gjithashtu ka lidhje shumë të mirë me qendrën e Tiranës dhe zonën e ish-Bllokut, vetëm pak minuta larg në këmbë.
Në afërsi ndodhen kopshte, shkolla publike dhe private, si edhe institucione universitare, çka e bën këtë pronë shumë të përshtatshme për familje me fëmijë apo për investim afatgjatë në një zonë me kërkesë të lartë.
Apartamenti ofrohet i mobiluar. Mobilimi ka kosto ekstra prej 10,000 euro.
Një apartament me planimetri të rregullt, dritë natyrale, lokacion strategjik dhe cilësi ndërtimi shumë të mirë – zgjedhje ideale për banim ose investim në Tiranë.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,Prane Rruges se Kosovareve,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.










