SHITET APARTAMENT 2+1 PRANË SHESHIT WILSON
Në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, ofrohet ky apartament 2+1 për shitje. Falë orientimit jugor, apartamenti është i ndriçuar gjatë gjithë ditës me dritë natyrale dhe ka një pamje të këndshme të pemëve përpara pallatit, duke krijuar një ambient të qetë dhe relaksues.
Apartamenti ka një organizim të mirë: një sallon të bollshëm, një koridor shpërndarës, një dhomë të vogël gjumi me dalje në ballkon, një dhomë matrimoniale dhe një tualet me dritare.
Mobilimi është i veçantë dhe plot gjallëri, me ngjyra verore që krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Kombinimi i elementeve klasike dhe artistike e bën këtë pronë një zgjedhje unike.
Kjo është një mundësi shumë e mirë investimi, e përshtatshme si për banim, për zyrë, për qira afatgjatë ose për platforma si Airbnb dhe Booking. Mos e humbisni këtë mundësi në një nga zonat më të mira të kryeqytetit!
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,apartament Booking/AirBnB Shitje Tirane,Prane Sheshit Wilson,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.