

















SHITET APARTAMENT 2+1 NË RRUGËN FORTUZI
Ky apartament modern ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit dhe ofron një kombinim perfekt midis rehatinë urbane dhe elegancës bashkëkohore.
Mobilimi është i kuruar me shumë kujdes — në tonet e ngrohta të bezhës dhe drurit natyral, duke krijuar një ambient të qetë, të ndriçuar dhe shumë mikpritës.
Apartamenti konsiston në një sallon të madh që bashkon ambientin e ndenjes, ngrënies dhe gatimit, të konceptuar “open space”, me ndriçim LED dhe arredim cilësor. Kuzhina është e pajisur plotësisht me pajisje moderne, me një ishull elegant që shërben si zonë servirjeje dhe mëngjesi.
Ka një dhomë gjumi me përmasa normale, e rregulluar në mënyrë funksionale, një tualet dite me dizajn modern dhe dush me xham, si dhe një dhomë matrimoniale të bollshme, e cila përfshin një kënd ndenjeje dhe tualet brenda. Dhoma ka dalje në ballkon, me orientim nga perëndimi, duke ofruar dritë natyrale gjatë gjithë pasdites dhe pamje të këndshme.
Materialet e përdorura janë të cilësisë së lartë, dysheme druri, ndriçim i integruar dhe mobilim bashkëkohor që reflekton kujdes në çdo detaj.
Rruga Fortuzi është një nga rrugët më qendrore të Tiranës, vetëm disa minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe Bulevardi “Zogu I”.
Zona ofron çdo lehtësi për jetesë komode — supermarkete, farmaci, shkolla, kopshte, ambiente rekreative, bare dhe restorante të njohura. Transporti publik është lehtësisht i aksesueshëm dhe lidh shpejt me çdo pjesë të qytetit.
Ky apartament është ideal për familje që kërkojnë një shtëpi elegante në zemër të Tiranës, por edhe një mundësi investimi shumë të qëndrueshme për qira afatgjata.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,Rruga Fortuzi, prane Ministrise se Drejtesise,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.















