SHITET APARTAMENT 2+1 NË RRUGËN MARGARITA TUTULANI
Ky apartament me sipërfaqe 114.5 m² ndodhet në katin e fundit (5) të një ndërtese ekzistuese dhe ofron një pamje të hapur, pa pengesa ndërtimi përreth. Ambienti është i organizuar në dy dhoma gjumi, një sallon të madh, aneks gatimi dhe dy tualete.
Ndërtesa ka potencial të madh për riorganizim, pasi apartamenti mund të ndahet lehtësisht në dy njësi të veçanta. Kjo e bën atë veçanërisht të përshtatshëm për investim, qoftë për qira afatgjatë, qoftë për përdorim në platformat e qiradhënies afatshkurtër si Booking dhe Airbnb.
Vendndodhja është një tjetër avantazh i madh. Vetëm disa hapa larg Sheshit Wilson dhe zonës së Bllokut, pranë gjimnazit “Petro Nini” dhe shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, si dhe vetëm 150 metra nga diga e Liqenit Artificial të Tiranës.
Një zgjedhje ideale për banim cilësor ose për investim me kthim të garantuar.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,Rruga Margarita Tutulani,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.