







SHITET APARTAMENT 2+1 TEK XHAMLLIKU
Në një nga zonat më të kërkuara dhe të qëndrueshme të Tiranës, ofrohet për shitje ky apartament komod 2+1, i pozicionuar në katin e 4-t, të parafundit, të një pallati ekzistues pa ashensor. Apartamenti është i sapo rikonstruktuar me shumë kujdes dhe punime cilësore që ofrojnë komoditet dhe estetikë moderne.
Ambienti përbëhet nga një sallon ndenjeje i bollshëm me aneks gatimi, dy dhoma gjumi të ndriçuara mirë, një tualet me dritare, një ballkon dhe një depo praktike për ruajtje. Dyshemeja është e shtruar me parket, dyert janë të reja, ndërsa tualeti është irregulluar me instalime dhe pajisje bashkëkohore. Çdo detaj është menduar për ta bërë hapësirën funksionale dhe të këndshme për banim.
Zona e Xhamllikut njihet për karakterin e saj familjar dhe për lehtësinë që ofron në përditshmëri. Aty pranë gjenden stacione autobusi, kopshte, shkolla të cikleve të ndryshme dhe shërbime të shumta. Po ashtu, zona e spitaleve ndodhet shumë afër, duke e bërë këtë vend ideal si për familjarë ashtu edhe për investim.
Një apartament gati për t’u banuar, që kombinon cilësinë e brendshme me një vendndodhje të shkëlqyer në zemër të Tiranës.
Tags:
Apartament,Apartament Shitje,Apartament Shitje Tirane,Apartament 2+1 Shitje Tirane,Rruga Xhanfize Keko, tek Xhamlliku,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.





