



















SHOWROOM PER SHITJE PRANE STADIUMIT AIR ALBANIA
Në një nga zonat më elitare dhe më të kërkuara të Tiranës, ofrohet për shitje ky ambient me potencial të lartë biznesi, i pozicionuar pranë Stadiumit Air Albania. Prona ndodhet në një rezidencë cilësore dhe përfaqëson një mundësi shumë të mirë për investim afatgjatë.
Ambienti ka një sipërfaqe të konsiderueshme dhe organizim open space, me shumë pak kolona në mes, çka e bën lehtësisht të përshtatshëm për çdo lloj ekspozimi apo koncepti biznesi. Është i investuar totalisht dhe i pajisur me sistem ndriçimi smart, sistem kondicionimi, sistem alarmi dhe sistem zjarrfikës, duke ofruar standarde të larta funksionaliteti dhe sigurie.
Megjithëse ndodhet në katin -1 të rezidencës, prona ka dukshmëri të lartë nga rruga dhe akses shumë të mirë. Ajo përfshin disa ambiente zyrash, tualete dhe lidhet direkt me katin 0 të rezidencës nëpërmjet dy ashensorëve. Gjithashtu ka akses të drejtpërdrejtë me rrugën kryesore përmes shkallëve të jashtme dhe një rampe, duke e bërë të lehtë hyrje-daljen për klientët dhe furnizimet.
Kjo pronë është ideale për showroom-e të ndryshme, aktivitete tregtare, ekspozita apo biznese që kërkojnë hapësirë të madhe, pozicion strategjik dhe prezencë të fortë në një zonë premium të qytetit.
Tags:
Dyqan,Dyqan Shitje,Dyqan Shitje Tirane,Zyre dyqan show room Shitje Tirane,Rruga Faik Konica, Rezidenca Lion Park,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

















