MAGAZINE DHE EKSPOZITE PER SHITJE NE AUTOSTRADEN TIRANE -DURRES
Magazine per shitje ne autostraden Tirane-Durres, e pozicionuar ne nje vend strategjik me akses te lehte si per Tiranen, per Durresin dhe per gjithe Shqiperine. Ky objekt ofron vizibilitet te larte per reklama dhe eshte i pershtatshem per çdo lloj aktiviteti komercial, industrial ose logjistik.
Objekti eshte ndertuar me konstruksion betoni te armuar dhe ka lartesi prej 10 metrash duke krijuar mundesine e vendosjes se vinçit urre, eshte me ndricim natyral me dritare dhe nga catia, rrjet elektrik 3-fazor, pus uji, rrjet hidrantesh kunder zjarrit, CCTV.
Aktualisht, objekti ne nje siperfaqe ekzistuese prej 600 m² eshte ndare ne dy kate, duke krijuar nje hapesirë shtese magazinimi prej 1650 m2 ne total, te pajisur edhe me ashensor mallrash.
Nje nga avantazhet kryesore të këtij objekti jane 3 portat industriale qe lejojne kalimin e mjeteve te renda (kamionëve), dhe cilesia shume e mire e ndertimit. Aksesi eshte direkt ne rrugen kryesore, duke siguruar lidhje te shpejta dhe efikase me rruget kryesore.
Ambienti i brendshëm eshte i shtruar me dysheme industriale, i pershtatshem per magazinim dhe aktivitete te ndryshme. Po ashtu, zona perreth ka infrastrukture te perfunduar, perfshire lulishte dhe rruge te brendshme te shtruara me asfalt ku mund te parkohen dhe automjete te tonazhit te rende.
Kjo prone ka potencial edhe per tu rritur ne siperfaqen e ndertimit duke krijuar mundesi si per biznese te medha ashtu edhe per investime te ndryshme ne sektorin industrial apo komercial.
Me nje pozicionim te tille dhe mundesite qe ofron, ky objekt eshte nje mundesi e shkelqyer investimi.
Tags:
Magazine,Magazine Shitje,Magazine Shitje Tirane,Magazina ndodhet ne fillim te Autostrades Tirane Durres.,Objekti ndodhet prane Megatek buze rruges kryesore .,magazine prodhim industri fasoneri ekspozite Shitje Tirane,Kryqëzimi i Autostrades Tirane - Durres me Autostraden Thumanë - Kashar,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.