







SHITET OBJEKT MULTIFUNKISONAL NË QYTETIN E STUDENTIT
Ky është një objekt 3-katësh me arkitekturë bashkëkohore dhe fasadë elegante të bardhë, që tërheq vëmendjen me linjat e pastra dhe gjelbërimin e integruar në ballkone. Me një vendndodhje strategjike dhe mundësi të shumta shfrytëzimi, kjo pronë është ideale për investim.
KATI 0 – 442.2 m²
Hapësirë e bollshme me vetrata të mëdha xhami, e përshtatshme për aktivitete të ndryshme si zyra, klinikë, kafe, restorant apo palestër. Mund të ndahet ose të funksionojë si ambient i vetëm.
KATI 1 – 429.3 m²
I konceptuar si një kat hoteli, përmban 15 dhoma të mobiluara në stil modern dhe shumë komod. Ngjyrat natyrale, ndriçimi i kujdesshëm dhe organizimi funksional e bëjnë këtë kat gati për operim.
KATI 2 – 275.4 m² + Verandë 39.1 m²
Ky kat ka 10 dhoma hoteli të dizajnuara me të njëjtën kujdesje për detajin si kati më poshtë. Dhoma të ndriçuara natyralisht, me ngjyra të ngrohta, elementë terrakote, dru natyral dhe gjelbërime, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe të ngrohtë. Veranda prej 39.1 m² ofron një hapësirë ideale për relaks apo për aktivitete të jashtme.
Tags:
Ndertese Multifunksionale,Ndertese Multifunksionale Shitje,Ndertese Multifunksionale Shitje Tirane,ndertese multifunksionale hotel restorant palester klinike Shitje Tirane,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.





