SUPER VILE NE SHITJE NE KOMPLEKSIN KODRA E DIELLIT.
Kjo vile me stil modern e ndodhur ne rezidencen Kodra e Diellit eshte kompleksi i banimit me i veçante ne Tirane. Ajo ndodhet afer zonave kryesore te kryeqytetit, ne ajer te paster, gjelberim dhe siguri absolute per jetese te shendetshme dhe cilesi me te mire jete per familjen. Vila e ofruar per shitje eshte tre kateshe ku njeri kat ndodhet nentoke dhe dy katet e tjera mbitoke. Ka edhe nje papafingo 40 m2 qe eshte konceptuar si biblioteke dhe e gjitha me tavan xhami duke te mundesuar nje shikim te lire drejt qiellit. Kati nentoke eshte 97.3 m2 kurse kati perdhe dhe kati i pare jane nga 99.25 m2.
Ne total vila ofron tre dhoma gjumi, dy sallone ku njeri eshte ne hyrjen kryesore qe eshte edhe me kryesori se bashku me dhomen e ndenjes kurse salloni tjeter ndodhet nentoke me pamje nga pishina. Ka gjithashu edhe nje ballkon te madh nga ku mund te kalosh disa momente qetesie duke veshturar ne horizontin e gjere. E gjithe vila eshte e shtruar me parket laminat, ka sistem qendror ngrohje dhe ftohje, ka oxhak, panel diellor, furnizim te panderprere me uje dhe energji elektrike. Vila ka hapsira te bollshme te ndricuara nga te gjitha anet edhe nga sisitemi i ndricimit qe ka edhe nga drita natyrale qe e pershkon gjate gjithe dites. Paisjet elektroshtepiake jane te markave me te mira ne tregun shqiptar.Vila ka edhe dy post parkime te mundesuara ne oborr.
Tags:
Vile,Vile Shitje,Vile Shitje Tirane,vile kompleks rezidencial Shitje Tirane,Kompleksi Kodra e Diellit,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.