



VILE LUKSOZE PER SHITJE NE KOMPLEKSIN REZIDENCIAL ROLLING HILLS 2, TIRANE
Në një nga komplekset më të kërkuara dhe prestigjioze të Tiranës, Rolling Hills 2, ofrohet për shitje një vilë moderne me sipërfaqe ndërtimi 466.4 m² dhe tokë 556.7 m². Vila është e perfunduar e lene ne faze rifiniturash ne menyre qe klienti ta pershtase sipas kerkeses se tij. Eshtë projektuar me hapësira të bollshme dhe funksionale, duke kombinuar komoditetin me luksin.
Eshte e strukturuar ne nje kat bodrum dhe dy kate mbitoke. Bodrumi me sipërfaqe 160.3 m² ofron një ambient open space, dhomë teknike, palestër dhe tualet. Kati përdhe prej 165.6 m² përbëhet nga një verandë e gjerë, dhomë ndenjeje e ndriçuar, kuzhinë moderne me aneks, një dhomë gjumi me tualet dhe një tualet shërbimi. Në katin e parë prej 140.5 m² ndodhen tre dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka garderobë dhe tualet, ndërsa dy dhomat e tjera kanë gjithashtu tualetet e tyre personale. Vila plotësohet me një verandë prej 23.5 m² që e bën më të këndshme jetesën dhe ambientin relaksues.
Kompleksi Rolling Hills 2 njihet për standardin e lartë të jetesës, sigurinë 24/7, gjelbërimin, infrastrukturën bashkëkohore dhe komunitetin elitë. Kjo vilë është një mundësi e shkëlqyer si për banim familjar, ashtu edhe si investim afatgjatë.
Tags:
Vile,Vile Shitje,Vile Shitje Tirane,vile kompleks rezidencial Shitje Tirane,Kompleksi rezidencial Rolling Hills 2,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.

