





















VILE PER SHITJE NE LONG HILL RESIDENCE
Kjo vilë unike ndodhet në kompleksin prestigjioz Long Hill Residence, i njohur si i vetmi fshat rezidencial në Tiranë që ofron luks, privatësi dhe jetë komunitare me pishinë dhe restorant ekskluziv për banorët, duke krijuar një oaz qetësie dhe komforti vetëm pak minuta larg zhurmës së qytetit dhe TEG-ut
Vila është tërësisht e arreduar dhe ofrohet për shitje me të gjitha mobiliet, të kuruara deri në detaj. Interieri të lë pa fjalë me një miks perfekt të stilit klasik dhe modern. Dyshemeja prej druri natyral krijon një atmosferë të ngrohtë dhe luksoze, ndërsa dritaret e mëdha panoramike e mbushin hapësirën me dritë natyrale dhe ofrojnë pamje të gjelbërimit që e rrethon vilën. Biblioteka elegante që shtrihet deri në tavan, mobiliet prej druri masiv, tapetet me motive orientale dhe aksesorët dekorativë me stil të rafinuar japin një ndjesi sofistikimi dhe komoditeti. Zona e ndenjjes është e bollshme, e konceptuar si hapësirë për relaks dhe pritje miqsh, me divane të rehatshëm, karrige të punuara me detaje klasike dhe elementë dekorativë që krijojnë një identitet unik të shtëpisë. Kuzhina është moderne, me linja të pastra, ngjyra të hapura dhe pajisje të integruara, duke ofruar hapësirë dhe funksionalitet maksimal
Vila shtrihet në tre kate ku kati i parë përfshin tre dhoma gjumi të bollshme, një dhomë garderobe, një dhomë ndenjeje dhe dy banjo me dush si dhe një lavanderi praktike. Kati i dytë ofron një ambient tjetër ndenjeje që hapet në një verandë të këndshme prej 25 m2, ideale për momente relaksi ose darka verore në ajër të pastër, bashkë me një kuzhinë moderne dhe një banjo shtesë. Kati i tretë është një zonë private që i dedikohet dhomës master me studio me dalje në ballkon, dy dhoma garderobe dhe dy banjo të kompletuara me dush, duke ofruar komoditet dhe luks maksimal
Pjesa e jashtme është një ndër pikat më të forta të kësaj prone, me një kopësht të gjelbëruar dhe pemë dekorative që krijojnë një ambient privat dhe relaksues. Vila disponon gjithashtu dy vendparkime të dedikuara dhe është e pajisur me panele diellore dhe inverter, që sigurojnë kosto minimale energjie dhe furnizim të pandërprerë me drita. Dy depozita uji me kapacitet total 4 mijë litra dhe dy pompa filtruese garantojnë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pastër, ndërsa sistemi i alarmit me kamera e bën këtë pronë një zgjedhje të sigurt dhe të qetë
Long Hill Residence ofron jo vetëm një stil jete luksoz por edhe një komunitet të qetë dhe të sigurt, me të gjitha facilitetet moderne për një jetesë komode dhe ekskluzive. Kjo vilë nuk është thjesht një pronë, por një kombinim perfekt mes luksit, funksionalitetit dhe natyrës, duke e bërë një investim ideal për çdo familje që kërkon standarde të larta jetese në Tiranë.
Tags:
Vile,Vile Shitje,Vile Shitje Tirane,Long Hill Residence,
Dërgoni të dhënat tuaja
dhe agjentët tanë do t'ju
kontaktojnë menjëherë.



















